Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.00, kur viktima me inicialet E.S, 24 vjeç është përplasur nga një makinë e tipit “Fiat Punto”, në afërsi të pikës së karburantit “Makpetrol” dhe të “Shoqatës së vozitësve”.
Makina drejtohej nga Omer S., 27 vjeç nga Labunishta. Sektori i Punëve të Brendshme në Strugë informoi se viktima menjëherë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.