Ahmeti deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet nismat për bisedime dhe bashkëpunim në mes të partive politike, në veçanti ato shqiptare, me shpresë dhe urata më të sinqerta që ato mos të bashkohen për t’u ndarë. Këtë vullnet të mirë për të promovuar dialogun ndërpartiak, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti e kanë dëshmuar shumë herë në të kaluarën, përshirë edhe rastin e fundit me nënshkrimin e deklaratës për zgjedhje fer dhe demokratike me Partinë Demokratike Shqiptare.
Andaj, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për reagimin e vrazhdtë të Kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ndaj deklaratave dashamirëse të liderit Ali Ahmeti i cili përshëndeti këtë nismë të z. Thaçi duke thënë që “mirë është kur njerëzit bashkohen, por keq është kur ndahen. Unë i përshëndes bisedimet, i përshëndes negociatat, përsheëdes punën që ata mund ta bëjnë bashkarisht por uroj të qëndrojnë bashkë dhe mos të bashkohen për t’u ndarë. ”
“Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti e cila që nga themelimi i vet e gjer më sot ushtron legjitimitetin e plotë dhe të pakontestueshëm të shqiptarëve në Maqedoni, fton partitë më të vogla shqiptare që të luajnë rolin e opozitës konstruktive dhe të propozojnë proekte konkrete me të cilat do të përmirësohen edhe më tej kushtet e jetesës për qytetarët tanë. BDI zotohet se do t’i shqyrtojë këto propozime dhe do t’i merr parasysh duke i vlerësuar për të vërtetuar cilësinë e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti më tutje ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim tradicionalisht ka treguar respekt dhe përkujdesje për partitë e vogla por njëkohësisht pret që edhe institucionet e vetme të drejtuara nga këto parti opozitare, komuna e Tetovës dhe e Gostivarit, të pranojnë dorën e shtruar nga partia më e madhe dhe kritikat dashamirësë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto dy komuna sepse në këtë mënyrë nuk do të bëjnë gabime si ai kur drejtuesit