www.Zemra.Org

Alibi i Rufi Osmanit për dorëheqjen nuk mban, RDK nuk dërgoi asnjë ankesë në KQZ

rfNë Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në afatin e paraparë kohor, RDK nuk dërgojë asnjë ankesë ankesa për procedurën e votimit në zgjedhjet e dyfishta të së dielës, edhe pse në arsyen e dorëheqjes së krerëve të RDK-së përmenden parregullsi zgjedhore duke arsyetuar kështu fiaskon që partia e Rufi Osmanit pësoi në këto zgjedhje.

“Kuvendi Qendror i RDK-së nuk pranon si legal dhe legjitim rezultatin e zgjedhjeve jodemokratike dhe të manipuluara të 27 prillit për Parlamentin e Maqedonisë dhe rekomandon ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një qeverie të koalicionit të gjerë me objektiv pastrimin e listës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si parakusht për rikthimin e demokracisë së mirëfilltë në vend”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

Por pretendimet e tilla nuk janë aspak bindëse, nga shkaku se zyrtarisht kjo parti nuk ka depozituar asnjë argument që do të pohonin deklarimet e tyre.

Rezultatet e dobëta në elektorat duke filluar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011, zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe së fundmi zgjedhor e zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, besohet të jenë arsyet e vetme që shtynë kreun e kësaj partie të dorëheqjet, ndonjë argument tjetër nuk ka”, komentojnë njohësit e mirë të rrethanave politike në vend.

Exit mobile version