www.Zemra.Org

Aniston-Kidman, adoleshentet 40-vjeçare

Dy aktoret hollivudiane, Jennifer Aniston dhe Nicole Kidman, pavarësisht se ndodhën në të 40-tat e tyre, janë në gjendje të konkurrojnë denjësisht me shumë femra të tjera që gëzojnë 10 apo edhe 20 vjet më pak në moshë.

Ato do të jenë të dyja protagoniste në një komedi të re, të quajtur “Just go with it”, në të cilën është pjesëmarrës edhe aktori Ben Stiller.

Falë këtij filmi, duket se Kidman dhe Aniston janë shndërruar në dy mikesha shumë të mira. Të dyja do të shfaqen shumë joshëse në disa skena të filmit.

Pavarësisht stileve të ndryshme, me Jennifer që ngjan më shumë si një adoleshente shkatarraqe dhe Nicole me një bukuri më shumë europiane, të dyja duken shumë joshëse në skenat e filmit.

Exit mobile version