Policia dhe prokurorët në Palermo – kryeqytetin sicilian, u thanë gazetarëve se Salvatore Bonomolo po bënte pazar në një qendër tregtare në ishullin Margarita kur u arrestua të hënën, transmeton REL.
Ata thanë se hetuesit i kishin rënë në gjurmë të arratisurit duke përcjellur lëvizjen e parasë që po ia dërgonte famila nga Italia dhe duke përgjuar telefonatat e familjarëve të tij.
Autoritetet italiane theksuan se Bonomolo po kërkohej në Itali që nga viti 2007, ku ai është dënuar me 10 vite e katër muaj burg.
Bonomolo dyshohet të jetë kreu i klanit kriminel të Porta Nuovas në Palermo.