Arinjtë polarë shquhen për gjuetinë e fokave tek akullnajat në tokë dhe në det.
Por, studiuesit pohojnë se rritja e nivelit të detit shkrin akullnajat dhe për këtë arsye arinjtë polarë janë të detyruar të notojnë në distanca më të gjata. Duke vepruar kështu ato rrezikojnë shëndetin dhe brezat e ardhshëm.
Bazuar tek të dhënat e specialistëve, kjo është hera e parë që një ari polar arrin të përshkojë një distance kaq të gjatë dhe për here të parë është ndjekur nga afër udhëtimi i tij.
Shkencëtarët theksuan se në qafën e arushës ishte vendosur GPS me ndihmën e të cilit kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e saj për dy muaj me radhë.
Zoologu George Durner shpjegoi se si arusha në fjalë arriti të notonte në ujë, temp e të cilit ndryshonte nga 2 deri në 6 gradë. “Arusha ka humbur 22 % të shtresave dhjamore brenda dy muajve”, pohoi Durner.