www.Zemra.Org

Ashton Kutcher dhe Demi Moore, drejt divorcit

Marrëdhënia jashtëmartesore e Ashton Kutcher me një 23 vjecare kaliforniane po vë në një rrezik serioz martesën me Demi Moore.

E mbështesin këtë fakt edhe site online te internetit,  që  titullojne se martesa e ciftit është ‘zyrtarisht e mbaruar’ dhe divorci do të kushtonte 290 milion dollarë. Demi Moor duket se ka vrapuar tek avokatët pasi i ka falur shumë herë burrin e saj të ri aventurat e bëra.

Cifti nuk e ka festuar së bashku përvjetorin e martesës në 24 Shtator, ai është parë në një lokal nate me miqtë e tij, ndërsa ajo është dukur e vetme dhe shumë e dobësuar në New Jork për prezantimin e filmit me episode ’Five’, një ngjarje për kurimin e kancerit në gji, në të cilën Moore merret me regjinë së bashku me yje të tjerë si Jennifer Aniston.

Duke që autori i ‘Two man and a half’ ka akuzuar nëpërmjet Twitter revistën gossip duke kërcënuar me ndërhyrjen e avokatëve të tij.

Exit mobile version