www.Zemra.Org

Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, habiten gazetarët


Një tërmet me fuqi prej 5.8 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën juglindore të Australisë, duke i dëmtuar ndërtesat në qytetin Melbourne.

Tërmeti ndodhi rreth orës 9 e 15 minuta të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale në Mansfield, shkruan BBC.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha: “Nuk kemi raporte për lëndime serioze dhe ky është lajm shumë i mirë”.

Dridhjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor. Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy dridhje me fuqi prej 4.0 dhe 3.1 shkallësh.

Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi në vjetët e fundit, duket se ai nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Exit mobile version