Shkencëtarët thonë se bari ‘rivaroxaban’ ka efekte të ngjashme me ‘warfarinin’, dhe është po ashtu efikas në pengimin e formimit të trombëve të gjakut dhe zvogëlon rrezikun për goditje në tru, te pacientët me fibrilacion atrial.
Mirëpo, testimet e barit të ri kanë treguar se ka më pak efekte anësore në krahasim me barnat tjerë (siç është rreziku për gjakderdhje fatale në tru), ndërsa është shumë më lehtë për t’u marrë.
Te ‘rivanoxabani’ nuk ndikon mënyra e ushqyerjes e as barnat tjerë, ashtu që pacientët nuk duhet që gjithmonë të kenë kujdes që të marrin dozën precize.
Bari i ri është testuar te 14.000 pacientë me fibrilacion trial, ndërsa është prezantuar në Universitetin Edinburgh (Britani të Madhe) dhe Universitetin Duke (SHBA).