Këto vendime u shqyrtuan sot në mbledhjen e kryesisë qendrore të kësaj partie, ku është vlerësuar situata politike në vend.
“Kryesia përshëndet çdo përpjekje dhe nismë për rivendosjen e dialogut politik si mënyrë për të debllokuar procesin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Presim që ky dialog të ofrojë bazë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për të shpallur zgjedhjet në një afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në deklaratën për media të BDI-së, por nuk saktësohet se a do të jetë pjesë e dialogut mes VMRO-DPMNE dhe LSDM, pas ftesës së bërë të kryeministrit Nikolla Gruevski për dialog politik vetëm me forcën më të madhe opozitare maqedonase LSDM.
Siç bëhet e ditur në njoftim, kryesia e kësaj partie ka vendosur që brenda javës ta thërrasë Këshillin e Përgjithshëm dhe t’i propozojë vendim për fillimin e përgatitjeve për pjesëmarrje në zgjedhje.