Bebe Rexha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale që është dedikim për nënën e saj.

Shqiptarja me famë botërore ka bërë një përmbledhje të fotografive nga fëmijëria e saj dhe i ka bashkuar në videon e publikuar në Instagram.

“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18 vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqe më të mirë”

“Ajo erdhi të më vizitojë në ditën e nënës dhe jam shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që nëna e Bebes, Bukurije Rexha ka lindur në Amerikë nga prindër me origjinë prej Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër, kurse emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 21 vjeçare.