Edhe pse disa media sllavomaqedonase dhe disa shqiptare raportuan se Beg Riza dhe Mirsad Ndrecaj janë dorëzuar dhe kanë rënë në duart e forcave sllavomaqedonase, burime të Indeksonline e mohojnë një gjë të tillë.
Sipas tyre Beg Riza është shëndoshë e mirë por i strehuar në një lokacion të panjohur.
Emri i Rizajt dhe Ndrecajt u përmend shumë sot si pjesëtarë të grupit të armatosur që për 30 orë I bëri ballë forcave speciale sllavomaqedonase.
Dorëzimin e Ndrecajt e hodhi poshtë edhe zëdhënësi I MUP-it Maqedon, Ivo Kotevski gjatë konferencës për media. Aktualisht gjendja në Kumanovë është e qetë, por ende ka forca të shtuara policore.