Çifti që është i martuar që tri vjet është në pritje të fëmiut të parë dhe krijuesja e hitit “Run The World (Girls)” beson se bashkëshorti i saj do të ketë efekt në fëmiun e parë të tyre.
“Natyrisht, ai do të jetë baba i mirë. Muzika e tij inspiron miliona njerëz përgjatë dy dekadave, por ai inspiron njerëzit përreth tij në një nivel më personal po ashtu. Ai është artist inspirues, mik dhe bashkëshort dhe hapi i tij i ardhshëm është të jetë baba inspirues. Ai është gjithçka që mund të kërkosh nga një bashkëshort apo mik”, theksoi Beyonce.