www.Zemra.Org

Beyonce, mbretëresha afrikane

Kohët e fundit Beyonce Knowles është akuzuar për “bardhësinë” e saj, por në një set fotografik për revistën ‘L’ Officiel’ këngëtarja shfaqet më e zezë se kurrë.

Beyonce vesh kostume tradicionale të kulturës afrikane dhe në një komunikatë revista franceze e modës sqaron se qëllimi është “homazhi për mbretëreshat e kontinentit të zi”.

“Ky set fotosh reflekton ndikimin afrikan në modën e këtij sezoni”, vazhdon më tej komunikata.

Në fillim të këtij muaji Beyonce u pa me flokë bjonde dhe me ngjyrën e lëkurës shumë më të zbehtë se zakonisht.

Exit mobile version