‘Ka një sërë idesh dhe projektesh, të cilat për momentin po shqyrtohen në Presidencë. Janë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e imazhit të Kosovës, dhe ndër këto ide dhe projekte, që janë në fazën e shqyrtimin, është edhe sjellja e ndonjë ylli botëror të muzikës në Kosovë, gjatë sezonit veror. Për momentin mund të them vetëm se jemi duke shqyrtuar të gjitha ato mundësi që ka Kosova, dhe të cilat çojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë\’, ka thënë këshilltari i presidentit, Arbër Geci. I pyetur se ndër ‘mysafirët’ e radhës do të jenë edhe Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, Geci, nuk e mohon si mundësi, ndonëse sic tha ai ka dhe emra të tjerë ende nën shqyrtim.