Në bazë të vendimit të sotëm, bie edhe formati i përdorur nga programi në të gjithë botën, në bazë të të cilit vetëm fituesi bëhet zotërues i një shume të madhe parash të vëna në dispozicion, që në Francë është 500 mijë euro.
Në bazë të ligjit francez dhe shkallëzimeve të pagesave për profesionet e ndryshme, televizioni TF1, i cili transmeton programin, duhet të paguajë minimalisht 1 400 euro për seri të gjithë konkurrentët.
Kjo është një goditje e rëndë për televizionin, që nëse paguan nga 1 400 euro në ditë për 20 konkurrentë për më shumë se tre muaj, mund të humbë deri 40 milion euro nga transmetimi.