Efikasitetin e dëshmon edhe përdorimi prej pesëmbëdhjetë vjetësh i botoksit për këtë qëllim nga dr. Aleksandër Moskop (Alexander Mauskop), i cili është drejtor dhe themelues i Qendrës kundër Migrenës në Nju-Jork(NY Headache Center).
“Madje 70 për qind e pacientë vetë mi, të cilët vijnë tek unë në trajtime me botoks kundër rrudhave, ndërsa kanë edhe dhimbje koke kronike, ndjejnë një lehtësim enorm”, pohon dr. Moskop, shpikësi i ilaçit kundër dhimbjes së kokës “Migraleks” (Migralex). Injeksionet nuk vendosen vetëm në fytyrë, por edhe në kokë apo në qafë.
Pohimi i tillë shkaktoi shumë studime shkencore që të vërtetojnë se a mund të jetë me të vërtetë botoksi ilaç kundër migrenës. Shumë prej kërkimeve dëshmuan se botoksi me të vërtetë e zvogëlon dhimbjen, kohën dhe shpeshtësinë e shfaqjes së dhimbjeve të kokës.
Para se t’u rrudhoset balli nga kjo, kini parasysh se njësoj si edhe për trajtimet e tjera kozmetike, injeksionet e shtrenjta kundër rrudhave shpesh nuk mbulohen prej kompanive të sigurimit. Pacientët duhet t’i zbrazin xhepat e tyre madje shumë shpesh, sepse trajtimet me botoks zgjasin vetëm disa muaj. Kur edhe zyrtarisht do të vërtetohet zbulimi i ri, botoksi nuk do të jetë për trajtim kozmetik, por ilaç.