www.Zemra.Org

Carla Bruni: Aventura e Zonjës së Parë ishte e bukur

Carla Bruni, në një intervistë për revistën ‘Vogue’, theksoi se eksperienca e saj si Zonja e Parë në Francë ishte një aventurë e bukur.

“Ishte diçka e mrekullueshme, por dua të jem një qytetare si të tjerat. Ajo botë më ka pasuruar shpirtërisht, më ka hapur sytë dhe shpirtin, por në fund të fundit nuk është bota ime”, shprehet Bruni, bashkëshortja e Nicolas Sarkozy.

Ajo deklaron se është e dashuruar pas jetës familjare: “Më pëlqen të kem një bashkëshort. Femrat e brezit tim nuk kanë më nevojë të jenë feministe.”

Bruni shpenzoi tre ditë në sesione fotografike që ilustrohen në revistë.

“Erdhi me kënaqësinë më të madhe në një ambient që për të është shumë familjar”, theksoi kryeredaktorja e revistës, Emmanuelle Alt.

Në vitin 2013, Bruni do të nxjerrë në treg albumin më të ri me këngë, për të cilin ka punuar në 5 vitet e fundit.

Exit mobile version