www.Zemra.Org

Çfarë diskutojmë në shtrat

Që seksi të zërë vend të rëndësishëm në jetën tonë, duhet pikësëpari të mendojmë për të, pavarësisht se mund të kemi zbuluar prej kohësh enigmën erotike që bart partneri ynë.

E rëndësishme nuk është të krijosh një lidhje, por si ta mbash atë. Kujdesi që tregojmë për shëndetin e raportit tonë seksual zhbëhet me kalimin e viteve. Kjo pasi në krevat fusim të gjitha problemet e jetës së përditshme duke mos i kushtuar vëmendje dëshirës për t’u gjendur seksualisht me partnerin dhe për tu çliruar nga ngarkesat që na krijohen.

Duke mos e jetuar seksin jashtë anktheve të ditës humbasim tërësisht pasionin për ta shijuar atë, pa qenë nevoja për të arritur me doemos në orgazëm. Nëse në fillimet e një lidhjeje fjalori erotik i dy partnerëve është pjesë e rëndësishme e aktit seksual, kjo nuk ndodh më pas.

Aftësia për të ngjyrosur fantazitë e shfrenuara dhe për t’u bërë pjesë e lojërave erotike nuk shkon paralelisht me kapërcimin e disa stadeve të jetës bashkëshortore. Personat e përfshirë në një marrëdhënie harrojnë se seksi është një çështje tepër intime që ka të bëjë vetëm me jetën e tyre në çift. Është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo.

Dëshira seksuale mund të rritet vetëm nëse krijohet atmosfera e nevojshme nga dy partnerët për të pasur një kontakt seksual të shpenguar dhe me efektivitet të lartë. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës.

Exit mobile version