Në vazhdim mund të shihni disa cilësi që meshkujt i vlerësojnë shumë tek një femër. Nëse keni ndonjërën nga këto cilësi, ju vërtet jeni fatlume të dashura vajza, por nëse nuk i keni, atëherë jepni maksimumin që t’i kultivoni ato, sepse janë esenciale në marrëdhëniet me meshkujt.
1. Vetëbesimi
Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat në mes vete do të donin të kenë një shoqe që ka vetëbesim. Vetëbesimi i jep secilit person një mundësi për të pasur një paraqitje shumë të admirueshme. Meshkujt sigurisht pëlqejnë pozicionin e përkrahësit dhe të atij që ndihmon femrën në përballje me gjërat që sjell jeta, por do të lodheshin shumë nga një vajze pa vetëbesim.
2. Sensi i humorit
Askush nuk do të dëshironte të ishte me dikë që është gjithmonë shumë serioz. Meshkujt adhurojnë femrat që kanë sens humori, që nuk janë të shumta. Këto femra, kur bien në dashuri, sensi i tyre zbehet. Kujdes: meshkujt urrejnë vajzat që kanë një vështrim negativ mbi gjërat. Vajzat me një natyrë të gëzueshme dhe pozitive janë shumë atraktive për meshkujt.
3. Pastërtia
Pastërtia është element i një rëndësie të veçantë. Përpos rolit që e ka për vetë personin, duke e bërë të ndjehet gjithmonë i freskët, për marrëdhënien me meshkujt është cilësi e pa zëvendësueshme. Aroma e mire dhe pastërtia na tërheqin të gjithëve, ndërsa e kundërta na neverit shumë, pra edhe një mashkull sigurisht se nuk do të pëlqente një vajzë pa higjienë personale.
4. Pavarësia
Pavarësia ju bën shumë atraktive e sidomos në sytë e një djali. Pavarësia juaj e bënë edhe mashkullin të ndjehet shumë i lidhur pas jush dhe sigurisht ai gjithmonë do të ketë nevojë për kujdes dhe vëmendjen tuaj. Pos këtyre, meshkujt kanë nevojë për hapësirën e tyre, gjë të cilën do të mund t’ua jepte vetëm femra e pavarur.
5. Mirëkuptimi
Djemtë janë në kërkim të një vajze që i kupton ata. Do të donin që të gjenin mikun të cilit i besojnë, shokun me të cilin janë të lirë dhe dashurin e jetës në vajzën që do zgjedhin. Kur ata do të kenë nevojë për mirëkuptim, shndërrohen në natyra të buta dhe moskuptimi nga ana e njerëzve për zemër që ata kanë do t’i lëndonte pa masë.
6. Ndershme dhe besnike
Sigurisht ata kanë nevojë për një vajzë të ndershme dhe besnike. Ai duhet të jetë i sigurt që kur ai të dal nga dhoma, ajo nuk do të flirtoj me shokun e tij. Djemtë presin të gjejnë vajzën ku pavarësisht çfarë do të ndodh, ato të jenë në anën e tyre.
7. E matur dhe folëse e mirë
Sigurisht, pos dukjes së mirë, element shumë i rëndësishëm, e po thuajse gjithmonë edhe më i rëndësishmi, është maturia dhe aftësia për të folur. Do të donin që e dashura e tyre përpos temave për modën dhe kozmetikën të mund të fliste rrjedhshëm dhe qartë edhe për tema tjera.
8. Mbështetëse
Përpos që meshkujt janë mbështetës ata kanë nevojë për mbështetje tek partnerja që do të zgjedhin. Ata duan ta kenë dikë që e ndihmon në arritjen e qëllimeve që ai ka, ta dëgjoj kur ai fletë dhe ta sugjeroj.