Mjekët e djaloshit të quajtur Nuhazet u kishin thënë prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për sëmundjen e fëmijës, prandaj ata vendosën që t’ia plotësonin ëndrrën e tij duke e dërguar të përcjellë një ndeshje në Santiago Bernabeu muajin e kaluar.
Pas ndeshjes, Ronaldo dhe agjenti i tij janë takuar me djaloshin nga Las Palmas dhe menjëherë janë shprehur të gatshëm për të paguar ekzaminimet mjekësore dhe trajtimin në njërin nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin spanjoll.
“Në spital, ata na dhënë tri opsione: të mos bëjmë asgjë, të provojmë testet eksperimentale ose të dërgonim një biopsi në Shtetet e Bashkuara, ashtu që ata të prodhonin medikamente speciale”, ka treguar babai i Nuhazet për AS.
Familja e djaloshit aktualisht është në pritje të mjekimit special nga SHBA-të, i cili do t’i faturohet Ronaldos.