www.Zemra.Org

Dafina Rexhepi së shpejti me dy këngë te reja

Dafina Rexhepi është duke u përgatitur që këtë verë të vijë me dy këngë të reja, që të dyja bashkëpunime.

Kënga e parë ka nisur xhirimet e videoklipit nga produksioni “Pulla”, këngë e cila do të jetë një bashkëpunim me Genc Prelvukën. Ndërsa e dyta do të jetë një bashkëpunim surprizë, raporton “Zemra.Org”.

Përveç kësaj Dafina ka zbuluar se admiron këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez, dhe se ndjehet shumë mirë kur i thonë se i ngjan shumë asaj.

Exit mobile version