www.Zemra.Org

Dafina Zeqiri, e lumtur që në Australi nuk e njohin

Këngëtarja seksi nga Kosova, Dafina Zeqiri, duket se është duke shijuar maksimalisht pushimet verore në Australi, gjithnjë sipas vetë yllit kosovar të popit.

Në fakt, edhe më herët, Dafina e cila njihet edhe me emrin Duffy, ka shkuar në Australinë e largët jo vetëm për të ndërruar ambient, por edhe për të realizuar një ndër klipet më cilësore të saj “Rock this club”.

Kësaj here, ajo ndodhet në këtë kontinent për të realizuar me qetësi punët për albumin e ri “Just Me”, foton e kopertinës së të cilit tanimë e ka zbuluar.

Por, mbi të gjitha, kënaqësia e të qenit larg syrit mediatik shqiptar mund të vërehet në një prej statusve në rrjetin social të Dafinës, ku duke iu drejtuar me anën të Twitterit shoqeve të saj, ajo është shprehur: “Oo hajdeni kneej, ana tjetër e botës ku askush nuk interesohet për ju! Kënaqesh, vetëm ne dhe kangurët”.

Veç deklaratave për kënaqësinë që po përjeton gjatë pushimeve në Australi – ku rrallë shkojnë artistë shqiptarë; Dafina ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të vijë në tregun muzikor me hite të reja, që janë realizuar kryesisht nga producenti Enis Presheva. Presim të shohim se sa e frymëzuar do të vijë Duffy nga kontinenti i largët…

Exit mobile version