www.Zemra.Org

Deputetja italiane: T’i mbysim emigrantët afrikanë siç bëmë me shqiptarët

Daniela SantanchePolitikanët italianë janë përfshirë në polemika për mënyrën se si duhet menaxhuar dyndja e klandestinëve nga brigjet afrikane, pas tragjedisë së një dite më parë.

Daniela Santanchè, deputete e partisë së ish- Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Forza Italia ka një propozim ekstrem.

Ajo kërkon që avionët dhe anijet ushtarake italiane të godasin që në nisje varkat me klandestinë, siç ndodhi me emigrantët shqiptarë në vitin 1997.

Daniela Santanchè, Deputete e Forza Italia-s: “Duhet ngrihen avionët ushtarakë, anijet ushtarake dhe të shkojnë e të fundosin të gjitha varkat, siç ka ndodhur edhe më parë, kujtojmë këtu rastin e Shqipërisë. Është apo nuk është ky një akt lufte, nuk na intereson shumë”.

Santanchè duket se i referohet tragjedisë në Kanalin e Otrantos, të ndodhur më 28 Mars 1997. Anija shqiptare “Kateri i Radës” e nisur nga porti i Vlorës me 142 emigrantë në bord, u godit nga anija ushtarake italiane Sibila.

Tragjedia u mori jetën 83 shqiptarëve. Deputetja e Forza Italias, e ardhur në politikë nga bota e biznesit, shquhet si një personazh kontrovers.

Në 2011, një e përditshme italiane zbuloi se ajo mbante një diplomë të falsifikuar të nivelit Master, që pretendonte se e kishte marrë nga Universiteti Bocconi.

Exit mobile version