www.Zemra.Org

Dhuroni lule, thoni fjalë magjike, ruajeni lidhjen

Nëse jeni në një lidhje dashurie të gjatë, duhet të mundoheni që të mos vijë deri te monotonia. Për të ndodhur kjo nuk është aq vështirë sa ju duket. Nganjëherë mjafton një kompliment për ta bërë të lumtur gjysmën tjetër. Ju sjellim disa këshilla që padyshim se do t’i shërbejnë forcimit të romancës suaj.

Të gjithë dëshirojnë të dëgjojnë fjalë të mira për veten, ndërsa femrave në veçanti u pëlqejnë komplimentet. Mos e teproni me lajkat, por gjithmonë me sinqeritet lëvdojeni dukjen e partneres suaj, modelin e ri të flokëve ose thoni se është e mirë në atë që është duke e bërë.

Mos harroni që të dashurës t’i thoni shpesh se sa rëndësi ka për ju. Shumë meshkuj pas një kohe të caktuar, nuk ua thonë të dashurave ose grave fjalët e ëmbla- prandaj mos lejoni që kjo t’ju ndodhë juve.

Mendoni për atë se kur e keni befasuar për herë të fundit partneren tuaj? Nuk është e domosdoshme që ta dërgoni në ndonjë restorant të shtrenjtë ose t’i blini dhurata të shtrenjta. Dhurojini një lule, merreni filmin e saj të preferuar ose thjeshtë dilni për të shëtitur bashkë.

Po ashtu, mos hezitoni që t’i ofroni ndihmë asaj. Ndihmojini rreth punëve të shtëpisë, ndihmojini rreth projektit në të cilin është duke punuar dhe mbështeteni gjithmonë.

Exit mobile version