“Me keqardhje dhe dhembje të thellë e morëm lajmin për humbjen e vajzës, nxënëses dhe bijës tonë. E nderuara familje e te ndjerës, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e bijës suaj ndërsa nxënësve të lënduar në këtë aksident tragjik ju dëshirojmë shërim”, thotë kryetari komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme u miratua Propozim – Vendimi për shpalljen e datës 28.04.2015, Ditë zie në territorin e Komunës së Vrapçishtit.