www.Zemra.Org

Dobësohu duke e tepruar me kafe

Konsumimi i vazhdueshëm i kafes apo produkteve të tjera që përmbajnë kaifeinë, midis të cilëve çaji, është në gjendje të ndihmojë në dobësim, ishte përfundimi i disa kërkuesve britanikë, studimi i të cilëve u publikua sot në “Daily Mail”.

”Sasia e kafes apo çajit që pijmë është në gjendje të bëjë ndryshimin. Studimi ka treguar se kafeina rrit me 5-10% metabolizmin në dy orët e ardhshme pas konsumimit të saj. Duke pirë një kafe çdo dy orë, ky efekt përftohet gjatë të gjithë ditës”, deklaroi doktori Lowe, drejtues i studimit.

Një efekt i ngjashëm me atë të një kafeje në rritjen e konsumit të energjisë nga ana e trupit është në gjendje të arrijnë edhe 20 cigare, por kjo nuk është e rekomandueshme për shëndetin.

Exit mobile version