Këngëtarja Dua Lipa na bën krenarë gjithmonë dhe jo vetëm për sukseset e saj në fushën e muzikës.
Këngëtarja po tregohet shumë e vetëdijshme në shumë situata përfshirë edhe ato ambientaliste.
Dua ka postuar një foto ku është e veshur me një peliqe ndërsa poshtë ka veshur një palë pantallona lëkurë. Por asnjë kafshë nuk ka vdekur që Dua të duket bukur.
Lëkura që është përdorur për rrobat e saj është krejtësisht e rreme edhepse nuk duket e tillë.
Kohët e fundit shumë dizajner kanë përjashtuar përdorimin e lëkurës së kafshëve prej dizajneve të tyre.
Shpresojmë që edhe artistë të tjerë do të marrin shembuj nga Dua Lipa.