www.Zemra.Org

Dy funksionar të lartë të VMRO-së kanë dhënë urdhër që të ndodh “Monstra”?!

Shkup, 2 tetor – Një dëshmi tronditëse publikohet për rastin famëkeq “Monstra”, ku 6 maqedonas u vranë, para tre viteve në liqenin e Smilkovcit, 10 km në largësi nga Qendra e Shkupit transmetojnë mediat.

Dëshmin e publikon portal maqedonas, OhridSkay. Sipas këtij portal ekzekutimin e 6 të rinjëve maqedonas e kanë kryer pjestarët e sigurimit të dy funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Arsyeja është se vajzat e këtyre dy funksionarëve kanë  pasur fillimisht lidhje dashurie dhe më vonë janë keqtrajtuar nga të rinjët maqedonas. Në shenjë hakmarrje, funksionarët e VMRO-së kanë dhënë urdhër që të eliminohen të rinjët maqedonas.

Një pjestar i sigurimit  të forcave maqedonase të sigurisë që edhe ka marr pjesë në vrasje ka arritur të vendos kontakt në qytetin e Preshevës me një pjestar të lartë të  intelegjencës serbe nga rradhët eshërbimit secret BIA.

Në këtë takim pjestari i intelegjencës serbe i jep si shpërblim 50 mijë euro, kolegut të tij nga Maqedonia, për një video-xhirim të cilën e kishte bërë ai në Shkup me telefon celular gjatë vrasjes të të rinjëve maqedonas.

Në atë moment kur pjestari shërbimit sekret serb e ka marr video-xhirimin e ka dërguar menjëher në bazën e BIA-së në Serbi dhe për këtë ngjarje është njoftuar edhe kyeministri serb, Vucic.

Atëher menjëher ka reaguar qeveria serbe dhe ka dhënë urdhër që në kufirin administrativ të dërgon një kontigjent me xhandarmeri dhe një pjesë të njësitit për antiterrorizëm-Kobrat.

Intelegjenca serbe dhe shërbimi BIA i disponon këto dëshmi edhe sot e kësaj dite. Por gjatë gjithë kësaj kohe përfaqësues të qeverisë së Gruevskit dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë disa herë kanë shkuar në Beograd dhe kanë dhënë ryshfet që të marrin video-xhirimin dhe t’a djegin, për të asgjësuar të gjitha dëshmit transmeton Zhurnal.

Ndryshe për rastin “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptar nga Shkupi. Avokatët mbrojtës deklarojnë se ky është rast i montuar politik.

Exit mobile version