www.Zemra.Org

Edhe pse të ndarë, Kylie Jenner dhe Travis Scott flirtojnë në Instagram

Së fundmi po përflitet se Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të jenë kthyer sërish bashkë. Gjatë ditës së djeshme Travis ka postuar një fotografi në “Instagram” në të cilën duken disa patate të skuqura .
“Unë i bëra ato patate”, shkruan këngëtari duke na treguar aftësinë e tij dhe ne fushën e gatimit.
Një orë më pas vëmendjen e mori komenti i një kapeleje nga Kylie Jenner.

Pretendohet se kjo lloj ikone përdoret kur do të shprehësh një “gënjeshtër”. Këngëtari i ka kthyer komentin duke iu përgjigjur: “Sa qesha, ti e di se ato janë ?” .
Pas këtyre ngacmimeve ndjekësit e tyre po shpresojnë që këto spekulime të jenë të vërteta. Kujtojmë se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë prindër të një vogëlusheje dhe vendosën të ndaheshin në muajin tetor.

Exit mobile version