www.Zemra.Org

Eliza Hoxha: “Për një fëmijë kam ende kohë”

E talentuar dhe plot sharm janë jo epitete por cilësi atribuar ndër vite nga publiku. Eliza Hoxha është një artiste unike.  E suksesshme në disa fusha dhe me pika interesi të pafundme. personaliteti muzikor i saj është i njohur për publikun.

Jo aq ai profesional si urbaniste  e pedagoge e sukseshme. Ajo në këtë intervistë na flet jo vetëm për hitet e fundit muzikore  dhe eksperiencën profesionale por na zbulon diçka më tepër për veten e saj si njeri me zemër dhe pasione por pa një dashuri.

“Unë gjërat dhe proceset në jetë nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetëm si shpërblim financiar…Nuk është se kam jetuar ndonjëherë nga muzika, por të paktën dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhës.

Sot kjo bëhet edhe më e vështirë duke parë konditat shumë fluide dhe të paqëndrueshme të një tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka një bazament të vërtet për vlerat”

 

“Unë jam e prirur që jetës ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarësisht shumë zhgënjimeve që më kanë përcjellur deri tani. Jeta është shumë më e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bënë gjëra të bukura”

 

E gjej veten të dyzuar tek muzika dhe arkitektura. Çdo këngë ka strukturën, ka ritmin, kohën, emocionin. Ka harmoninë e vet. ashtu si edhe cdo qytet që ka strukturën, formën, ritmin, emocionet e tij të shtresuara ndër  vite.

Ka aq shumë për t’u zbuluar dhe për ta ushqyer vetën në rrugëtimin dhe rrëfimet e reja midis të dyjave

Të flasësh për Elizën nuk është e thjeshtë. Karriera si këngëtare, e cila ka ardhur gjithnjë në rritje, e ka renditur Elizën në artistet “big” të muzikës shqipe.

Pas një masteri në Belgjikë, Eliza sot mban postin e drejtoreshës në Këshillin e Lartë Drejtues në Galerinë e Arteve në Kosovë.

Shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, ka punuar si fotoreportere dhe opinioniste në të përjavshmen “Zëri”, por punon edhe si pedagoge në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës. në Fakultetin e Arkitekturës.

Një artiste shumëdimensionale, me shumë pika interesi e që për çudi, ka pasur energjinë dhe kreativitetin të ketë sukses në të gjithë “kungujt që mban nën sqetull”.

Sapo ke nxjerrë në treg dy klipe të reja. Njëri është me natyrë argëtuese, kurse tjetri, iu dedikohet fëmijëve me sindromën “down”. Cila prej këtyre këngëve është e preferuara jote?

Është vështirë të veçosh njërën prej këngëve si më të preferuarën… Paçka se kanë dalë në të njëjtën kohë, këto dy videoklipe janë ideuar dhe realizuar në momente të ndryshme. “Unë jam si ti”, flet për njerëzit me sindromën “down”,

por që po të dëgjosh me vëmendje tekstin, do të kuptosh se përfshin të gjitha kategoritë e njerëzve me nevojë të veçantë. Puna për këtë klip ka nisur që në muajin mars dhe kënga në fakt, atëherë është publikuar.

Ka qenë dita ndërkombëtare e fëmijëve me sindromin “down”. Klipin patëm mundësi ta realizonim në shtator, përderisa prezantimi i projektit të kompletuar u bë gjatë një darke bamirësie të organizuar nga OJQ “Down Sindrom Kosova”.

Exit mobile version