www.Zemra.Org

Elvana Gjata ngjall reagime rraciste me videoklipin “Afër dhe larg”

Është komentuar pa fund klipi më i fundit i Elvana Gjatës, “Afër dhe larg”. Në përgjithësi komentet për të kanë qenë mjaft pozitive, kënga është pëlqyer shumë dhe po ashtu edhe klipi.

Por ajo që na ka bërë mjaft përshtypje, kanë qenë komentet e shumta të bëra në YouTube, në lidhje me faktin që xhirimet e këngës janë realizuar në Greqi.

Edhe një herë tjetër shqiptarët shumë “patriota”, janë revoltuar se përse këngëtarja nuk ka zgjedhur Shqipërinë dhe bukuritë e shumta të vendit tonë, për të bërë xhirimet e klipit, por ka vajtur deri në Greqi. Kjo është marrë si një shenjë antiadhetarizmi dhe kaq ka mjaftuar që të fillojë një “luftë” e flakët mesa fansave me njëri-tjetrin.

Nuk kanë nguruar të merren edhe me detaje të tipit, përse Elvana ka vendosur në varëse me kryq në qafë…Hmmm sepse ashtu ka qejf, i pëlqen, është e krishtere, ortodokse, donte të vinte kryq! Kush jemi ne që duhet të komentojmë përse Elvana vendos kryq në qafë, apo përse bën klipin ne Greqi?!

Jam dakort që Shqipëria ka plot vende të bukura dhe Elvana shumë nga klipet e saj i ka realizuar këtu. Por këtë herë vendosi të shkojë në Greqi, Santorini. Dhe mendimi ynë është se ka bërë shumë mirë! Klipi është shumë i bukur dhe vendet ku janë realizuar xhirimet, thjesht të mrekullueshme!

Exit mobile version