www.Zemra.Org

Era e fortë rrëzon kulmin e spitalit të Gostivarit

Era e fortë mbrëmë ka shkulur kulmin e spitalit të Gostivarit, dhe për pasojë është dëmtuar edhe reparti i pediatrisë, i cili ndodhet në kaptin e fundit. Rasti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar as pacientë e as mjekë, por bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.
“Kjo ka ndodhur mbrëmë diku ka 12 e 30 e natës nga era e fuqishme që ka qenë, me çka çatia komplet është shkulur nga vendi dhe bëni dëm shumë të madh si në repartin e pediatrisë edhe në spital në përgjithësi. Të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale”, deklaroi Ferit Muça,  drejtor i spitalit Gostivar.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani ka paralajmëruar sanimin e shpejt të dëmeve. Ai është shprehur se menjëherë do fillojë rekonstruimi i çatisë së spitalit.
“Fat i mirë është që ministria për momentin po bën rekonstruimin e këtij spitali, dhe do tentojmë që menjëherë ata punëtorë ndërtimor të cilët janë këtu t’i angazhojmë edhe në sanimin urgjent të këtyre nevojave, por do bëjmë edhe vlerësimin sot për sanimin e përgjithshëm të këtij spitali. Edhe njëherë do theksoj se nuk ka lëndime në njerëz as nga personeli mjekësorë apo pacientët me çka spitali funksionon me tërë kapacitetin, ndërsa ne së shpejti fillojmë me sanimin e problemeve që janë bërë sot”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Shëndetësisë.
Çatia dëmtuar i spitalit të Gostivarit kap një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Ai ishte ndërtuar vetëm para shtatë vitesh, andaj drejtoria paralajmëroi hetime për këtë dëmtim. Edhe përskaj këtij rasti, spitali i Gostivarit ka vazhduar punën normalisht dhe me kapacitet të plotë.

Exit mobile version