www.Zemra.Org

Erdogan prezanton Shtëpinë e Bardhë të Turqisë (Foto)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zbuluar pallatin e tij të ri presidencial në rrethin e Ankarasë. Ky ndërtim u quajt nga ekologët si vrasje e mjedisit derisa për opozitën kjo është edhe një dëshmi e re e tendencave të tij autokratike.
3
Pritja e parë nga Erdogan në pallatin e ri do të bëhet me rastin e Ditës së Republikës që shënon themelet e Turqisë moderne mbi rrënojat e Perandorisë Osmane më 1923.

Kompleksi ndodhet në zonën Bestepe, dhe do të njihet si Ak Saray ose Pallati i Bardhë. Projekti thuhet se ka kushtuar 350 milionë dollarë në një hapësirë prej 200,000 metra katror de ka 1000 dhoma me arkitekturë moderne dhe tradicionale.

Exit mobile version