www.Zemra.Org

Exclusive: Komandant i Policisë në Gostivar zgjidhet Gazi Abduraimi

Shkup, 14 Janar – Sic mëson ekskluzivisht Zemra.org, Gazi Abduraimi është zgjedhur unanimisht Komandant i policisë në nivel rajonal.

Kështu është vendosur në mbledhjen e këshillit të komunës së Gostivarit, ku kandidati Gazi Abduraimi morri plot 19 vota. Nga ana tjetër zgjedhja e Komandantit të policisë në Gostivarë ka shkaktuar edhe reagime.

Partia opozitare shqiptare RDK në mënyrë demonstrative ka lëshuar mbledhjen sepse kandidatët e propozuar nuk ishin të pranishëm në sallë. Ndryshe Gazi Abduraimi ka marrur 19 vota, kandidati Naim Aliu asnjë votë, ndërsa kandidati maqedonas Branisllav Petrevski ka marrë 3 vota.

Komandanti i policisë kujdeset për sigurinë e qytetarëve, andaj me rëndësi të madhe është të zgjidhet një profesionist i dëshmuar i cili do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Exit mobile version