www.Zemra.Org

Familjarë të funksionerëve të BDI-së janë vejdhësit e Postës në Çair

cat-56-Gjatë një aksioni policor, mbrëmë janë arrestuar tetë punonjës të Postave të Maqedonisë.

Siç njofton televizioni Kanal 5, të njëjtit dyshohen për papërgjegjshmëri në punën e tyre. Sot në mëngjes tetë personat janë nxjerrë para gjykatësit hetues dhe për shtatë prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit.

Policia është në kërkim edhe të dy personave tjerë të cilët për momentin janë të pakapshëm. Mësohet se shkak për arrestimin e tyre është plaçkitja e fundit e postës në Çair më 26 korrik kur u vodhën 211 mijë euro. Në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i sigurimit të Postës, dy postierë si dhe njerëz tjerë detyra e të cilëve ka qenë ruajtja e parave.

Sipas një lajmi më të fundit të Kanal5 në mesin ë të arrestuarëve është një grua e një ish ministrt të BDI-së dhe vajza e një ish funksioneri të BDI-së.

Nga Posta e Maqedonisë në dhjetë vitet e fundit janë vjedhur mbi 2 milion euro. Hajnat thuajse në të gjitha rastet nuk janë zbuluar.

Exit mobile version