www.Zemra.Org

FBI paditet për torturë ndaj muslimanëve

Yonas FikreFBI do të ngarkohet me padi nga një mysliman në SHBA, pasi ka marrë pjesë në torturimin e një muslimani amerikan, pasi ai refuzoi për të punuar si informator.

Padia është ngritur nga Yonas Fikre, një sudanez me prejardhje të Eritresë. Në padinë e tij thuhet se FBI ka dhënë urdhra për keqtrajtimin e tij në vitin 2011.

Ai thotë se agjentët amerikanë ishin të zemëruar kur ai nuk pranoi të bashkëpunojë si një informator në vitin 2010.

Padia e Fikres shkon edhe për agjentët amerikanë të cilët në vitin 2011 e brutalizuan Fikren, duke i mbyllur sytë dhe duke e marrë në pyetje.

Fikre u rrah me shqelma dhe grushte, ndërsa hetuesit bërtisnin duke i bërë pyetje.

Ky nuk është rasti i parë që FBI dhe autoritetet shtetërore ushtrojnë diskriminim dhe dhunë ndaj myslimanëve. Edhe imamit të xhamisë kryesore të Oregonit iu ndalua fluturimi për në cilindo vend, duke i shkaktuar kufizime në veprimtarinë e tij. Ndaj FBI-së kanë ngritur padi edhe persona të tjerë, të cilët janë ankuar për sjelljet e dhunshme gjatë marrjes në pyetje.

Exit mobile version