Aq i kërkuar është Cana sa pothuajse çdo suplement gazete i bashkangjit ndonjë të dashur të supozuar. Të gjitha janë shumë të bukura mirëpo nuk të dalin llogaritë po të mendosh edhe angazhimet e tij profesionale!
Mjafton që Loriku kombëtar të takojë dikë apo më keq akoma të ketë foto me të dhe menjëherë lind historia e dashurisë!
Lista e vajzave që i janë vënë në krah është aq e gjatë sa minutazhi i ‘Pasdite në Top Channel’ do të duhej të dyfishohej! Vetëm javën e kaluar flitej për tre vajza të ndryshme njëkohësisht! Ish-Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqira, u dha si e sigurt që ishte lidhur me të! Një tjetër suplement fliste për një modele kroate me ngjyrë! Dhe sa për të shtuar misterin edhe Genta Ismajli u diskutua se donte të lidhej me të!
Si përfundim, e vetmja gjë që ngelet për të thënë është: C’bën kështu more Lorik, a i thuhet femrës ik?