Ferrari FF furnizon 651 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë 335 km/h dhe bën 0-100 km/h në 3.7 sekonda.
Modeli FF përdor sistemin “HELE” e cila u prezantua për herë të parë në Kaliforni dhe përfshin teknologjinë “Stop&Start”. Kjo e ndihmon makinën që të arrijë një konsum karburanti prej 15.4 litra për 100 kilometra dhe lëshon 360 g dioksid karboni për kilometër.
Makina i jep mundësinë përdoruesëve ta ngarkojnë me bagazhe nga 400 deri në 800 litra. Kjo arrihet me uljen e dy sediljeve të prapme.
Modeli Ferrari FF do të prezantohet zyrtarisht për herë të parë në Sallonin e Automjeteve të Gjenevës.