Flori Mumajesi, kantautori i cili i dhuroi çmimin e parë me këngën e tij Eneida Tarifës në edicionin e vjetshëm në Top Fest nuk flet më me këngëtaren.
Por, ky nuk është më lajm i ri. Sepse Flori dhe Eneida kanë të paktën një vit që nuk flasin më me njëri tjetrin. Arsyeja e grindjes mes tyre është një lajm i pakonsumuar në media e prandaj është interesant për të folur edhe pas kaq kohësh.
Hiti i vjetshëm i verës “ Mamani nejën” që u kënd-ua nga Elvana Gjata dhe Fuga ishte krijuar për Eneda Tarifën. Thuhet se Eneida kishte përfunduar edhe regjistrimin në studion e Mumajesit dhe kishte mbetur vetëm për tu realizuar klipi. Por, atëherë kur gjithçka ishte gati, Flori ia merr këngën Eneidës për t’ia dhënë të preferuarës së tij, Elvana Gjatës. Pjesa tjetër e historisë dihet nga të gjithë.