www.Zemra.Org

Floriana Garo e dashuruar në Tedin

Floriana GaroBukuroshja shqiptare, Floriana Garo, ka pranuar për mediat shqiptare se ajo ka jetë shumë të shëndoshë në dashuri me të fejuarin, Tedi Ngjela.

Floriana, e cila ka qëndruar ditëve të fundit nëpër pishina e ku është fotografuar dhe intervistuar nga Panorama, ka zbuluar sekretin se si ata e mbajnë atraktive lidhjen e tyre.

“Unë jam më e dashuruar në Tedin, se ç’kam qenë ndonjëherë. Dashuria jonë është pjekur dhe është kthyer në diçka të fortë dhe të qëndrueshme. Pasionin e mbajmë gjallë me befasi për njëri-tjetrin, komunikim dhe mbi të gjitha, një dashuri pa kushte”.

“Në pushime po shkojmë të organizuar mirë, për t’u kthyer në shtator në ekran shumë e relaksuar, e kënaqur dhe me plot motivim e energji për sezonin e dytë të emisionit “Jo Vetëm Modë” në Klan”, ka thënë Floriana për Panorama.

Exit mobile version