Gwen Stefani është parë shumë në formë duke dërguar dy fëmijët e saj, Kingston (4 vjeç) dhe Zuma (2 vjeç), në një festë ditëlindjeje.
Këngëtarja amerikane, ish-vokaliste e grupit No Doubt, njihet për dietat e saj strikte dhe për ushtrimet në palestër.
“Bëj palestër 5 herë në javë. Nuk mund të imagjinoj veten duke mos bërë stërvitje. Do më pëlqente të haja çdo gjë, por zhgënjehem shumë pastaj kur nuk mund të vesh dot rrobat që dua. Nuk më pëlqen të dal në skenë kur nuk jam në formë”, ka deklaruar Stefani