www.Zemra.Org

Fotografia që skandalizon SHBA-në

Një fotografi e montuar e dërguar me postë elektronike nga një politikan amerikan ka skandalizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra-konservatore të “Tea Party” (Partisë së Çajit), i nisi bashkëpunëtorëve një fotografi të një familjeje majmunësh, ku këlyshi i majmunit kishte pamjen e presidentit Obama.

Imazhi shoqërohej me shkrimin: “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një çertifikatë lindjeje”, një argument ku Partia e Çajit është kapur shpesh për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e njeriut të parë me ngjyrë që drejton në Shtëpinë e Bardhë.

Fotografia dhe ajo që ka shkruar Davenport është konsideruar me një përmbajtje të fortë raciste nga shumë amerikanë, ndërsa shteti i Kalifornisë i ka ndaluar politikanit të largohet nga shteti, pasi ndaj tij ka nisur një hetim.

Në bazë të kushtetutës amerikane, një president duhet të ketë lindur detyrimisht në tokën e SHBA-së për t’u zgjedhur në atë post. Sipas “Tea Party”, çertifikata e lindjes së Obamës në ishujt Hauai, pjesë e SHBA-së, është e falsifikuar.

Exit mobile version