www.Zemra.Org

Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë u vranë nga një kosovar me emri Arif Uka nga Veriu i Mitrovicës, i cili sulmoi autobuzin që po transportonte ushtarakët, në parkingun e aeroportit të Frankuftit.

(I plotësuar) -“Kjo është një ngjarje tragjike, është tronditëse” tha Bajram Rexhepi

Vrasja e dy ushtarëve amerikanë ka shqetësuar jo vetëm opinionin publik në Kosovë por edhe institucionet e Kosovës. Megjithëse deri më tash nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga institucionet Kosovës, identifikimi i vrasësit me emrin Arif Uka, banor i pjesës veriore të Kosovës e ka shtuar edhe më shumë pezmin dhe shqetësimin e popullit shqiptar të Kosovës.

“Kjo është një ngjarje tragjike, është tronditëse” tha Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.

Ne jemi duke u përpjekur që të dijmë më tepër për këtë ngjarje, dhe se a ishte një krim i organizuar apo i cilës natyre është ky sulm” shtoi Bajram Rexhepi në një deklaratë për gazetë “The Indepedent”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “ngjarje të tmerrshme”. Ajo ka shtuar se vendi i saj do të bëjë “gjithçka që është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.

Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit.

***********

Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.

Autori i krimit u arrestua në vendngjarje nga policia. Ai kishte kërkuar më parë azil në shtetin gjerman.

Sipas policisë, nuk dihet saktë se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistën e një sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit në Frankfurt po hetojnë mbi mundësinë e lidhjeve të 21-vjeçarit me persona të tjerë.

Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk është e qartë, por dihet se kosovari ishte në zotërimin e një pistolete dhe shkëmbeu një debat me stafin ushtarak të autobuzit, përpara se të hapte zjarr.

Ngjarja ndodhi në orën 15:20, në një zonë publike në hyrje të aeroportit të Frankfurtit, e rezervuar për vendqëndrimin e autobuzëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Boris Hessen Rhein (38, CDU) ka dalë në vendin e ngjarjes. Rhein foli për një “akt të tmerrshme dhe shokuese.”

I pyetur se është kjo një vrasje me motive terroriste, Ministri Rhein u përgjigj:

Nuk mund të them tash se a ka pasur një sfond terrorist kjo vrasje.

Exit mobile version