www.Zemra.Org

Frikë për William e Kate

Aktivitët anti-monarkisë mund të prishin vizitën e parë zyrtare të William e Kate pas martesës.

Sipas britanikes “Telegraph”, çifi i ri mund të gjendet përballë separatistëve të Kebekut që prej vitesh kërkojnë pavarësinë dhe daljen nga skena e politikws kanadeze të mbretëreshës Elisabetta II, ende sot formalisht wshtw liderja e vendit.

Kanadaja rrezikon të ndahet mes monarkistëve dhe republikanëve gjatë vizitës së dukës dhe dukeshës së Kembrixh, që mund të gjenden përballë eksponentëve të lëvizjeve kundër kurorës.

Gjithashtu edhe animalistët nuk do humbin rastin për të demonstruar pozicionet e tyre, pasi Kate dhe William do të marrin pjesë në rodeot tradicionale.

Mbërritja në Kanada e princit dhe bashkëshortes së tij është parashikuar më 30 qershor.

Një ditë më pas, ata do i bashkohen kanadezëve që në turma të mëdha do mbushin kopshtet e kodrës parlamentare për festën kombëtare.

Exit mobile version