151.000 euro, kurse nga donatorët kanë grumbulluar rreth 18 mijë euro. Në mesin e donatorëve janë
kryetari i partisë Ali Ahmeti, kandidatë për deputetë Arben Llabunishta, Talat Xhaferi, Adnan Jashari, Nexhati Jakupi, e kështu me radhë. Shumë më pak mjete për fushatën ka harxhuar Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Partia e Thaçit deri tani kanë harxhuar 16 mijë euro, kurse kanë grumbulluar 10 mijë euro. Shefi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Abdylaqim Ademi, tha se burimet financiare të shpenzimeve të fushatës janë persona fizik dhe juridik. “Dorëzuam raportin e parë financiar për shpenzimet e
deritanishme të fushatës parazgjedhore. Burimet janë prej donacioneve, persona fizik dhe juridik. Ky është raporti i parë financiar”, thotë Ademi, duke shtuar se Raportin e shpenzimeve të deritanishme ia kanë dorëzuar Komisionit për antikorrupsion, Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Enti shtetëror për revizion. Ademi sqaron se një pjesë të shpenzimeve të fushatës do ti mbulojnë nga mjetet që më pas ia ndajë parlamenti partive në bazë të mandateve të deputetëve që kanë fituar. Nga Partia Demokratike Shqiptare
(PDSH), sqarojnë se për fushatën kanë harxhuar shumë pak mjete. “Shpenzimet për fushatën janë në
minimum. Jemi përpjekur që të bëjmë një fushatë modeste duke përdorur edhe rrjetet sociale, ndërsa
materialet shpenzuese si stilolapsa e posterë i kanë bërë anëtarët”, thotë zëdhënësi i PDSH-së,
Aron Ferati. Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor të Demokracisë së Re (DR) Arianit Hoxha thotë se DR ka bërë pagesën për dy televizione ku edhe reklamojnë fushatën. “Kemi paguar rreth 35 mijë euro për dy televizione ku edhe bëjmë reklamimin e fushatës, ndërsa shpenzimet e tjera materiale i kemi mbuluar nda sponsorë të
ndryshëm. Meqë ata nuk derdhin para në llogarinë rrjedhëse të partisë, ato shpenzime nuk ka nevojë
që t’i paraqesim”, thotë Hoxha. Ai sqaron se gjatë 10-të ditëshit të dytë të fushatës shpenzimet do të jenë
më të larta. Edhe Rilindja Demokratike Shqiptare (RDK) po zhvillon një fushatë modeste. “Fushata e RDKsë
është me pak harxhime ne krahasim me partitë e tjera, sidomos me partinë që deri dje ishte në
pushtet”, tha zëdhënësi i RDK-së, Armir Ramadani.