Ashtu si dasma dhe ai u etiketua si fustani nusëror i shekullit. Stilistja e tij ishte Sarah Burton, drejtoresha e shtëpisë së modës Aleksandër Mek Kuin.
Bishti i fustanit ishte 2 metra e 70 centimetra. Edhe këpucët prej sateni, megjithëse të fshehura, ishin Aleksandër Mek Kuin, të punuara me dorë.
Kurora me tiare, e dizenjuar nga Kartier në vitin 1936, iu dha hua nga Mbretëresha Elisabetë. Revista e modës “Grazia” e krahasoi fustanin e Kejt me atë të Princeshës së Monakos, Grejs Kellit.
Po kështu edhe drejtori i revistës “Brides”: “Ishte mahnitës, i përjetshëm, klasik, një model edhe për nuset e tjera”.
Ndërsa për stilisten Sjuzen Nevill, megjithëse i parashikueshëm, ishte befasues”.
Ndërsa Filipa Lepli, e cila u konsiderua si kandidatja potenciale për ta dizenjuar, e quajti thjesht klasik.
Herriet Kuit, e revistës “Vogue” admiroi vendimin e Dukeshës për të zgjedhur një stil jo shumë modern.