Megjithatë, ajo vazhdoi duke kënduar e performuar në shumë lokale dhe u bë një nga këngëtaret më të paguara ose, më mirë të themi, ishte në majën e pagesave, që ia kalonte gati çdo këngëtareje. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ja ku na vjen lajmi se Genta ka lëshuar pe tashmë tek çmimet, pasi këndon edhe më për më pak lekë. Natën e Vitit të Ri, në Kërcovë të Maqedonisë ajo është paguar 5.000 euro nga pronari i restorantit, por që nga ajo kohë Genta në koncerte shkon edhe për 2.000-2.500, euro aq sa paguhen këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e Tuna Sejdiu, për shkak të konkurencës së lartë në treg.
Genta e ka kuptuar se po të vazhdonte të mbante çmimin e lartë, atëherë ajo do të ngelej pa asnjë koncert dhe gjithë financat ekzistuese do t’i shkonin në investime të projekteve muzikore.