Ata po shijojnë një festë idilike familjare në një mega jaht prej 5,5 milionë funtash.
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez u shfaqën tejet të dashuruar ndërsa ndanë një seri fotografish romantike nga udhëtimi i tyre.
Futbollisti, 35 vjeçar, ndau një puthje me gjysmën tjetër të tij, 26 vjeçare, teksa mbështillnin krahët njëri-tjetrin dhe po shijonin muzgun nga jahti i tyre.
Georgina po ashtu ndau imazhe të përbashkëta të tyre duke shkruar ‘Que afortunada me siento’ që në anglisht do të thotë: ‘Sa me fat ndihem’.
Ylli i mediave sociale dukej mahnitëse për mbrëmje, duke u shfaqur atraktive me një fustan të bardhë pa mëngë gjersa mbante flokët e lëshuara.
Cristiano u shfaq i thjeshtë me një triko të gjelbër të errët dhe një palë pantallona po ashtu të errët.
Çifti janë larguar së bashku me vajzën e tyre Alana Martina, dy vjeçare, djalin Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, tre vjeçë.
Atleti kurrë nuk ka zbuluar publikisht identitetin e nënës së Cristiano Jr dhe mban kujdestarinë e plotë për djalin e tij të madh.
Në vitin 2017, ai u bë babai i binjakëve Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogateje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fëmija i tij më i vogël, Alana, lindi më 12 nëntor 2017 dhe është vajza biologjike e Georginas.