Sot rreth orës 17.10 në Policinë e Tetovës është paraqitur se është gjetur trupi i pajetë i 65 vjeçares Salije R. nga Reçica e Vogël.
Sipas informacioneve të fundit trupi i pajetë i Salijes është gjetur në gropën septike në oborin e shtëpisë së saj në Reçice të Vogël. Policia po heton rastin.